Kryeministri Edi Rama foli nga Vora në takimin e rradhës elektoral. Ai deklaroi se megjithëse presidenti Meta dekretoi sot një datë të re zgjedhjesh, ato do të kryhen në 30 qershor. Datën 13 tetor ai e quajti ‘datë filxhani’ e cila nuk ka efekt në procesin zgjedhor.
Sipas tij ky vendim erdhi sepse opozita e kuptoi se nuk mund të pengonte dot procesin zgjedhor gjatë 30 qershorit pasi u paralajmëruan nga SHBA. Rama deklaroi se data e re e dekretuar ka një gjë të mirë se ka garantuar përfundimisht se 30 Qershori do të jetë një ditë e qetë.
“Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Data e re doli sepse nuk u ndalu dot nuk u blloku dot dhe nuk u vra dot 30 qershori. Ata e kuptuan se nuk do të bëjnë dot asnjë gjë nga ato që kishin menduar të bënin më 30 qershor.Lajmi mirë i kësaj datës së re është së më 30 qershor do të jetë qetësi. Të gjithë ata që kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që kanë vendosur ti japin një shuplakë karnavaleve, të dalin e ta zhysin fortë votën” tha Rama. /Opinion.al