Aktualitet

Rama: KESH do të prodhojë energji nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 26/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

Në një status në rrjetin social”Facebook”, Rama shkruan se ky projekt është i pari i këtij lloji i realizuar në vendin tonë dhe në rajon.

Më tej Rama thotë se burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon

Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkruan Rama.

 

Pas