Kryesore

Rama kërcënon mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata


               Publikuar në : 12:38 - 02/12/19 |
Opi Nion

Shqipëria po kalon ditë të vështira pas goditjes së tërmetit shkatërrues, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama gjatë vizitave në zonat e prekura nga tërmeti, mes gjithë probleme që po kalon Shqipëria, ka gjetur kohë edhe për të këshilluar mediat se si duhet të raportojnë lajmin.

Përmes një reagimi në “Twitter”, Rama ka paralajmëruar mediat që të filtrojnë informacionin para se ta publikojnë. Kryeministri ka shkuar edhe më tej duke kërcënuar hapur mediat; Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”.

Reagimi

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!/Opinion.al

Pas