Kryesore

“Rama ka dështuar”, Basha: Ne do sjellim shpresë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 04/01/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Basha ka postuar në “Facebook”, një video ku shfaqen premtimet e kryeministrit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri.

Në video thuhet se Rama nuk i ka mbajtur premtimet dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet nga qeverisja e vendit.

Krahas videos, Basha shkruan se kryeministri ka dështuar në çdo sektor dhe se ka shkatërruar ekonominë e vendit.  Sipas tij, shpresën në Shqipëri do e sjellë Partia Demokratike.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”,-shkruan Basha./ Opinion.al

Pas