Aktualitet

Rama: Isha kundër paditjes në prokurori të Berishës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 30/04/16 |
b.f

Kryeministri Edi Rama thotë se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

“Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”– ishte komenti i Ramës.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. meqe deklarata e doktorr Berishes ju ka inpresjonuar kaq shum eshte nje rreklam qe behet ne tv. behet fjal per nje kompani e cila ju pais me arme zjarri. deklarata e berishes ska shum po kjo rreklam ka goxha koh ne medja. dr. berisha tha merni nje arme te vetmbroheni. tha dhe te behet me ligj por ja qe sesht dhe aq problem te behet me ligj mjafton te ndjekim reklamen te shkojm ke adresa qe na jepet ne tv dhe ja ku mund te posedosh nje arme me leje sigurisht.

Pas