Aktualitet

“Rama i ka bërë keq llogaritë”, Meta: Kush futet në aventurë me të bën gabim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 15/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat ka deklaruar se Projekti i Portit të Durrësit mund të shkojë në vlerë edhe më të lartë se inceneratorët.

Sipas Metës, Rama i ka llogaritur keq pasojat, ndërsa shtoi se kjo është një aventurë e kreut të qeverisë, që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

“Partia e Lirisë është shumë e qartë në raportet me ndërkombëtarët, por investitori më strategjik mbi këtë tokë është populli i Shqipërisë. Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vetë të dështuar, dhe që kërkon të lërë peng Shqipërinë edhe për 5 vjet të tjera, bën gabim që përfshihet në këtë aferë që mund të shkojë në vlerë edhe më shumë se inceneratorët. Pra 3 milionë euro për pozicionin më strategjik të Shqipërisë, në tokën e Korridorit 8. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që se kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE. Vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë për ndryshe Edi Rama i ka përllogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta.

Pas