Politikë

Porti i Durrësit/ Meta: Do na thonë, fajin e keni ju se ne jemi me kartelë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 15/08/22 |
Opi Nion

Teksa denoncoi sot aferën e portit të Durrësit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi që të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e portit të Durrësit.

Ndërkohë, Meta nuk ngurroi të thumbojë kryeministrin Rama duke thënë në fund të investigimeve do të thonë se “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”.

“I ftoj të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e portit të Durrësit. Është një aferë që rrezikon të shkojë në përmasa të jashtëzakonshme dhe do të prekë dekadat që vijnë. Sepse kemi të bëjmë me aventurierë, që do të thonë në fund fare: “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”. Këto mbeten një gur i rëndë në qafën e çdo shqiptari sot dhe atyre që vijnë nesër”, tha ai.

Nga ana tjetër, Meta tha se pret përgjigje nga qeveria për pyetjet e ngritura mbi këtë projekt.

“Duam përgjigje të menjëhershme sipas ligjit për të gjitha pyetjet që ka bërë deputeti Petrit Vasili. Në varësi të reagimeve ne do përshkallëzojmë qëndrimet tona”, tha Meta./Opinon.al

 

Pas