Aktualitet

Rama-fermerëve: Do vendosim normë të re ligjore për ata që s’e punojnë tokën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 22/10/22 |
Opi Nion

Gjatë takimit të zhvilluar me fermerët në Fier, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se u ka kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë të re ligjore.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo normë e re ligjore parashikon që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë dhe të thotë se nuk e jap me qera. Sipas Ramës këtë nuk e lejon asnjë vend.

“U kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen me ju dhe njëkohësisht të punojnë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore; që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat dhe të thotë nuk ta jap ty me qira, nuk ia jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj e ta le me plehra. Këtë nuk e lejon asnjë vend”-tha Rama.

 

Pas