GJKKO ka thirrur si dëshmitar për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” edhe kryeministrin Rama, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa ka dalë nga SPAK ku ishte për respektimin e masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, kreu i PD Berisha është pyetur nëse do të ketë një përballje me Ramën mbi këtë çështje. “Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.
Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi”, u shpreh Berisha.

















