Temperaturat e nxehta të këtyrë ditëve Qershori, kanë çuar drejt plazheve shumë pushues, veçanërisht në fundjavë. Por me sa duket, përveçse të pushojnë e të shijojnë bukuritë e natyrës, shqiptarëve u pëlqen edhe të eksperimentojmë. Fotot që vijnë në Opinion.al, janë realizuar vetëm pak minuta më parë në plazhin e Dhërmiut, në zonën përpara Havanës, ku një Mercedes me targa të Tetovës ka sfiduar gurët e plazhit duke hyrë në zonën ku qëndrojnë pushuesit. Nuk dimë nëse ky pushues ka dashur të tërheqë vëmendjen apo thjesht të provojë performancën e makinës së tij, por është e sigurt që i ka shqetësuar ata pushues, që kërkojnë relaksin dhe qetësinë buzë detit.