-U tha në Opinion

Rakipllari kap “mat” Ramën: E do copë ti, Dakon e kam mik! SHBA nuk më…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 13/02/20 |
Geljano Fataj

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka mbrojtur ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Këtë të enjte në emisionin Opinion, Rama është pyetur drejtpërdrejt mbi vendimin e marrë nga DASH për Dakon.

Fillimisht Rama ka refuzuar të përgjigjet duke thënë “Me këto do merremi ne??? Kemi ardhur për OFL-në tani”.

Pas insistimit të gazetarit Robert Rakipllari, kryeministri nisi të përgjigjej… Rama tha se Dakon e kishte mik dhe se nuk e përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit se kë do të kishte mik.

Robert Rakipllari: Të të them një fakt…departamenti i shtetit sekretari i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë dy emra nga Partia Socialiste, Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit është i përfshirë në korrupsion të madh ….

Edi Rama: Ish nuk është më…

Robert Rakipllari: Eshtë kryetar bashkie ai aty ishte në krahun tënd ai e pashë në krahun tënd kur shkove për tërmetin… Departamenti i Shtetit thotë ky zotëri është i përfshirë në korrupsion të madh, i ndalohet hyrja këtij zotërie dhe familjarëve të tij përjetësisht në SHBA ti e merr në krahë. Tom Doshi je i përfshirë në korrupsion të madh ti shkove bërë fushatën me të për Valdrin Pjetrin me një person tjetër përsëri që ra nga dekriminalizimi tani çfarë qëndrimi ke ti ndaj tyre, qëndrim etik , moral

Edi Rama: Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton departamentit i shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të republikës të Shqipërisë asnjë….

Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, Vangjush Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni./ Opinion.al

Pas