Bota

Raketat ruse godasin shtetin anëtar të NATO-s, Zelensky: Të veprojmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 15/11/22 |
Opi Nion

Raketat me origjinë të paqartë, po që dyshohen se janë ruse, vranë dy persona në territorin e Polonisë. Ndërkohë, një zyrtar nga inteligjenca amerikane deklaroi se raketat ishin ruse.

Lidhur më këtë ngjarje ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili thotë se goditja e territorit të Polonisë me raketa ruse, është një përshkallëzim shumë domethënës i situatës.

Zelensky bëri thirrje për veprim ndërsa shtoi se terrori nuk kufizohet vetëm në territorin ukrainas, ndërsa e quajti sulmin, akt ndaj sigurisë kolektive.

“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Sa më gjatë Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrihet nga raketat ruse. Raketat ruse goditën Poloninë. … sulm me raketa ruse në territorin e NATO-s. Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, tha ai.

Pas