Aktualitet

Rakacolli flet për rastin e Tire Alldërvishit: COVID-2 u riorganizua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 08/02/21 |
Opi Nion

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur në lidhje me rastin e Tire Alldërvishi, e cila  u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” duke marrë 8 milionë lekë nga familjarët e të infektuarës me COVID-19.

Rakacolli është shprehur se për shkak të këtij rasti janë shkarkur kryeinfermierë përgjegjës si dhe janë dhënë vërejtje për disa persona të tjerë, pjesë e personelit mjekësor.

Zv. ministrja  u shpreh se pas denoncimit të rastit të korrupsionit në media, QSUT ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat theksoi se do të bëhen publike në vijim.

Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe QSUT po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza. Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë. Fenomeni i korrupsionit. Parandalimi i tij është vënë në vëmendje. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite”, është shprehur në “Abc News” Rakacolli./ Opinion.al

Pas