Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

2024/09/26 at 5:50 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj në një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.


Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri;  z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peisazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, znj. Brunner, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi 20 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri.

”Jam shumë krenare që jam pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë, një vend që rriti me sukses PBB-në dhe turizmin e tij gjatë pandemisë dhe mbajti një sistem shëndetësor të denjë.

Raiffeisen Bank Shqipëri ka arritur një pjesë të konsiderueshme të tregut prej 16% dhe është një nga shtytësit e inovacionit digjital dhe ne në RBI e vlerësojmë këtë frymë novatore që po shfaq vendi.

Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde të larta evropiane në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit”, theksoi znj.Brunner.

Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qëndruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hapin e kohës si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & go etj.

Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri z. Christian Canacaris shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë, që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj.

Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të Bankës në këto 20 vite.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në fjalën e tij theksoi:

“20 vite për grupin Raiffeisen mund të përfaqësojnë vetëm një fraksion të historisë së tij mbi 130-vjeçare, por në vendin tonë, këto 20 vite kanë njohur një dinamikë jo të lehtë ndryshimesh dhe transformimesh dhe janë vite të rëndësishme të formësimit të tregut financiar në vend.”


Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte edhe angazhimi i bankës ne bashkëpunim me Mastercard, për mbështetjen e tre kauzave sociale, për fëmijët në nevoj
ë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit.

Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët.

Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Salianji pas dënimit në selinë e PD/ Deputetët demokratë koordinojnë veprimet për të reaguar ndaj vendimit

Salianji pas dënimit në selinë e PD/ Deputetët demokratë koordinojnë veprimet për të reaguar ndaj vendimit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, kryebashkiaku i Kavajës Qosja: I kanë bërë llogaritë gabim!

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, kryebashkiaku i Kavajës Qosja: I kanë bërë llogaritë gabim!

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg, reagon sërish Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg, reagon sërish Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}