Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radhët në kufirin grek, Ministria e Jashtme:Bisedime për të zgjatur oraret

2020/08/14 at 4:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Radhët në kufirin grek, Ministria e Jashtme:Bisedime për të zgjatur oraret

Radhë të gjata kanë shoqëruar dy ditët e fundit udhëtimet drejt Greqisë nga pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo, pas vendimit të shtetit grek për të aplikuar një sërë masash. Detyrim në  kryerjen e testit, limitim të numrit të qytetarëve që do të hyjnë në Greqi dhe për të vendosur sistemin e karantinës për ata që hyjnë në territorin grek pas datës 17 gusht.


Në një reagim lidhur me këtë situatë, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se është në bisedime me palën greke për të zgjatur orarin e pikave kufitare, që sipas vendimit të autoriteteve greke janë në punë vetëm në oraret 07:00- 23:00.

“Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe certifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi, duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Në njoftimin e saj Ministria bën të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke.

“Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë”, njofton ky institucion.

Kujtojmë që pala greke i ka bërë transparente prej disa ditësh masat e reja që do të aplikoheshin në kufirin me Shqipërinë./Opinion.al

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
OBSH: Rastet në Shqipëri e kanë kaluar mesataren e BE

OBSH: Rastet në Shqipëri e kanë kaluar mesataren e BE

Ndihmonte shtetasit  sirianë të kalonin kufirin, pranga 21-vjeçarit

Kosova hap kufirin për Shqipërinë

Kaosi në Kakavijë, Greqia po diskuton të heqë tamponin

Radhët në kufirin me Greqinë, Cakaj telefonatë me ministrin grek
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}