Aktualitet

Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Morinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 29/08/20 |
el ida

Mbi 15 mijë qytetarë kosovarë kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, mëngjesin e së shtunës. Pjesa më e madhe e tyre do të drejtohen drejt bregdetit të Shëngjit, Durrësit, Vlorës e jugut, për të kaluar fundjavën e fundit të pushimeve verore.

Radhët e gjata të makinave në Morinë vazhdojnë ende, ndërsa pritet që ky numër të rritet gjatë ditës.

Fundjavën e kaluar, më shumë se 31 mijë persona me mbi 11 mijë mjete hynë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, duke shënuar një prej fundjavave me më shumë fluks nga Kosova.

Sipas Zyrës për Informim e Policisë së Kosovës, gjatë verës deri në 25 gushti 2020 në Shqipëri kanë kaluar kufirin 830 mijë qytetarë të Kosovës.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, kur gjatë së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në pikë kufitare në Morinë 686 mijë persona./Opinion.al

Pas