Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë, kryhet ndërhyrja tek bebja 12 ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 29/08/20 |
el ida

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për ndërhyrjen me sukses tek një bebe 12 ditësh.

Ministrja, shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.

Siç mësohet, tek foshnja u krye një ndërhyrje e vështirë në zemër, pas transpozicionit të eneve të medha te gjaku.

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë.
😇 Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë🙏🏼
#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu./Opinion.al

Pas