Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarit i grabitet dhe i shfrytëzohet prona pa leje

2018/11/28 at 9:52 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Qytetarit i grabitet dhe i shfrytëzohet prona pa leje

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Visok të Ballshit për denoncimin e qytetarit Gramoz Malaj. Ai thotë se Bashkia e Mallakastrës i ka hyrë në pronën që ka me dokumente dhe merr rërë bituminoze. Kryetari i Bashkisë, Agron Kapllanaj thotë në intervistë se vendi i gërmimit është në kufi me pronën private, ndaj mund të ketë prekur pak.


Kapllanaj pohon se nuk ka leje shfrytëzimi dhe asnjë lloj dokumenti tjetër që ta lejojë të kryejë këtë aktivitet. Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier deklaron se për këtë aktivitet, Bashkia e Mallakastrës duhet të ketë patjetër leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Sipas tij, puna jo vetëm do të bllokohet, por do të shkojë edhe në prokurori.

“Quhem Gramoz Malaj, jam bashkëpronar në një sipërfaqe toke të trashëguar nga gjyshërit e mi. Dhe gjithë këtë kohë, ne i jemi drejtuar gjykatave të ndryshme për ta rimarrë këtë pronë dhe në vitin 2015 Gjykata e Rrethit Fier na e ka rikthyer, madje e kemi fituar edhe në Apel. Kemi ardhur këtu, kur kemi parë që disa persona po na shkëtërronin pronën. Siç e shikoni edhe vetë, faktet flasin, personat që janë futur këtu nuk janë individë privatë, por është një institucion shtetëror që quhet Bashkia Ballsh.”

Gazetarja: Pranë redaksisë së emisionit tonë është ankuar Zoti Malaj, i cili në bazë të dokumenteve që ka njihet pronar i ligjshëm i një sipërfaqe toke në fshatin Visok dhe deklaron që i është cënuar prona, pasi Bashkia juaj po ndërhyn pikërisht në pronën e tij, duke marrë rërë bituminoze. Doja të dija cila është e vërteta dhe cili është pretendimi i Bashkisë.

Kryetari Agron Kapllanaj: Bashkia Mallakastër nuk ka hyrë në pronën e zotërisë. Meqenëse jemi duke punuar në kufi prone, ndoshta mundet edhe që mjeti të kenë hyrë edhe brenda pronës së zotërisë. Ne jemi të gatshëm që nëse kemi ndërhyrë, të rikthejmë, ashtu sikurse do të rikthejmë edhe pjesën tjetër, në gjendjen e mëparshme.

Gazetarja: Keni një leje shfrytëzimi?

Kryetari Agron Kapllanaj: Leje shfrytëzimi për çfarë?

Gazetarja: Për të marrë bitum?

Kryetari Agron Kapllanaj: Po ne nuk kemi hapur barrierë bitumi atje, jemi duke bërë rikonstruksionin e rrugës dhe sigurisht që gjatë kohës që punojmë, këto inerte po i shfrytëzojmë për shtrimin e disa rrugëve të tjera.

Gazetarja: Gjithsesi, pa leje unë nuk besoj, se mund të ndërhyhet?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Dakord!

Gazetarja: S’e keni lejen?

Kryetari Agron Kapllanaj: Jo, s’kemi leje!

Gazetarja: Një qytetar kur ndërton minimumi merr një leje, po s’e pati lejen futet në burg, kështu që si i bie?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe ne me leje punojmë.

Gazetarja: Punoni me leje, por këtë herë s’ashtu…

Kryetari Agron Kapllanaj: Në të gjithë territorin, ne punojmë me leje.

Gazetarja: E kuptoj! Po këtu pikërisht, pse s’keni punuar me leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe aty me leje jemi! Jemi duke bërë rrugë. Duke rehabilituar rrugën e fshatit.

Gazetarja: Po pra po, ju ok, po bëni punë publike, sepse ky është detyrimi juaj.

Kryetari Agron Kapllanaj: Nuk po bëjmë krim!

Gazetarja: Nuk po bën krim, por ti nuk ke një leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Ok! Dakord! Nëse s’ka leje, ka apo s’ka leje, ka dhe instanca të tjera që merren me lejet e me ato. Ok! Në qoftë se nuk ka leje, sipas ligjeve, kemi edhe ne ato kusuret tona, penalizohemi.

“Atëherë, pasi morëm takim me Kryetarin e Bashkisë, i cili na tha se nuk është bërë dëm, vetëm sa është cënuar pak në pronën time… unë erdha për ta vërtetuar këtu, ku është një fushë, në qytetin e Ballshit. Të gjithë këtë material e kanë marrë nga prona ime. Këtu duken faktet vetë se është cënuar pak, apo është cënuar shumë…”, tha Gramoz Malaj.

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit tha se “i është kërkuar të gjithë bashkive, sipas bazës materiale të kërkuar! Ju kërkojmë informacion mbi karrierën e ndodhur në Visok, Bashkia Mallakastër. Sa më poshtë: Dokumentacionin e pronësisë, ku ushtrohet ky aktivitet! Licencat përkatëse për shfrytëzim, nëse është në aktivitet, duhet të ketë edhe licencë! Në rast të ushtrimit të aktivitetit pa lejen përkatëse, të merren masa për bllokimin e aktivitetit dhe njoftimit të ISHMP-së menjëherë. Normalisht, Bashkia Mallakastër është pronare të themi në thonjëza e të gjithë territorit të saj, por nuk mund të ushtrojë pa leje asnjë lloj veprimtarie, pa patur këto që unë citova.”

Gazetarja: Ka ardhur në zyrat tuaja kjo Bashki të kërkojë leje?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Asnjëherë! Urgjentisht do bllokohet ai!

Gazetarja: Do bllokohet?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Duhet të bllokohet, se nuk mund të ushtrosh një aktivitet pa leje! Ç’është kjo…?!

Gazetarja: Po jo, se nxjerr bitum dhe shtron rrugë!

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Ç’më intereson?! Merr njëherë leje dhe pastaj… ka lejen përkatëse. Leje Shfrytëzimi, leje Mjedisore, duhet t’i ketë se s’bën. Do bllokohet! Do merret masë administrative! Në të kundërt do të çohet edhe në prokurori çështja!

Gazetarja: Ç’farë thua?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: E ka ligji! /tvklan.al

 

 

Etiketa: ballshgrabitet tokaqytetarit


Ju sugjerojmë

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
Kryesore

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

28 Qershor, 2026 9:57 am
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Bota

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

28 Qershor, 2026 9:39 am
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Para
Eleminoni urgjent këto 6 vese, e bezdisni partnerin tuaj

Eleminoni urgjent këto 6 vese, e bezdisni partnerin tuaj

Lame: Kjo ishte arsyeja pse u përshpejtua shpallja e Pavarësisë

Lame: Kjo ishte arsyeja pse u përshpejtua shpallja e Pavarësisë

Trendi më i çuditshëm i vetullave për festat që po çmend Instagram-in

Trendi më i çuditshëm i vetullave për festat që po çmend Instagram-in
















TE FUNDIT

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
28 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj polemikave që kanë shoqëruar librin “The Albanian Files”, duke u ndalur te letra e...

Lexo më shumë

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
28 Qershor, 2026

Historia nis që nga ky moment. Ishte e diela e 21 qershorit 1970 kur Brazili ngriti në ajër kupën e...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
28 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas një sulmi me dron ndaj një anijeje me flamur...

Lexo më shumë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}