Bota

Qytetari i ndërpret fjalën kryeministrit: Largohuni nga oborri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 04/06/20 |
Al Do

Kryeministri i australisë, Scott Morrison ishte duke folur rreth situatës së pandmisë për mediat kur një qytetar i ka ndërprerë fjalën duke i kërkuar personave që e rrethonin të largoheshin nga hapësira e oborrit të banesës së tij.

Morrison ishte në qytetin Googong duke folur për gazetarët në kohën kur banori i kërkon të largohen nga oborri i tij sepse po i dëmtojnë barin.

“A mund të largoheni të gjithë nga oborri? Sapo e kam mbjellë atë”, dëgjohet të thotë qytetari. Kryeministri Morris e ka mirëkuptuar dhe i ka kërkuar gazetarëve të spostohen.

“Çdo gjë ok”, thotë ai në fund të dialogut.

Fjalimi i kryeministrit lidhej me situatën e pandemisë në këtë shtet ku si  pasojë deri më tani kanë humbur jetën 102 persona dhe 7240 raste janë konfirmuar pozitivë me koronaviurs. /Opinion.al

Pas