-U tha në Opinion

Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve, Haxhiu: Është neveritëse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 16/03/22 |
Opi Nion

Gazetari Baton Haxhiu thotë se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është neveritëse.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu thotë se qytetarët duhet të kuptojnë krizën që është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

Ai theksoi se qytetarët në vendet e tjera në Europë nuk protestojnë pasi e kuptojnë situatën e vështirë për shkak të konfliktit.

“Në momente krize që me pasion të flet Rama se ai e ka pasiononte gjuhën kur shpjegon gjëra. Protesta është neveritëse dhe është jashtë konteksti dhe vetëm shikojeni 35 milionë evropian nuk kanë patur nxehje gjatë 2 muajve e fundit. Nuk janë ngritur në protestë për një arsye sepse e dinë kontekstin kohor të kësaj që po ndodh.”-tha Haxhiu./Opinion.al

Pas