Kishim dëgjuar: “Qofte te Daja”: “Qofte te Tymi”: apo “Qofte te Pedonalja”, por që kjo tendencë të gjente aktivitet edhe në Sheshin “Skënderbej” këtë nuk na e kishte marrë mendja. Dhe si gjithmonë thonë se ka njëherë të parë. Kryebashkiak i ri tendencë e re. Kështu ka ndodhur edhe në këtë 29 nëntor. Ku Bashkia ka ngrehur karriget dhe tymin pikërisht në Sheshin Skënderbej, aty ku dashamirësit e qofteve kanë shijuar atmosferën festimeve ashtu siç atyre ua ka ënda: me qofte, panine, birrë, erëza dhe pamjen piktoreske nga Skënderbeu që luftoi për tu sjellë këtë ditë.
Pa koment