Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qindra mjekë largohen nga Maqedonia e Veriut

2022/02/13 at 4:31 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qindra mjekë largohen nga Maqedonia e Veriut

Rexhail Ramadani nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është një nga mjekët  që e ka braktisur vendlindjen, për të ushtruar profesionin e mjekut në Gjermani. Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se nepotizmi, ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e atyre që do të shkojnë në specializim, ishin arsyet kryesore që e detyruan ta braktiste vendin.

“Nuk m’u ofrua një vend pune si mjek, nuk m’u dha mundësia për të specializuar, në shumë konkurse për punësim u eliminova. Kjo përpjekje e imja zgjati pesë-gjashtë vjet, pastaj kam filluar të specializoj për mjekësinë interne privatisht, edhe pse në Maqedoninë e Veriut kjo kushton 8 mijë euro dhe pagesa nga xhepi për mua ishte një shumë tejet e madhe”, thotë Ramadani.

Ai tregon se i duhej që të punonte si profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë për t’i mbuluar shpenzimet e specializimit.

Ramadani thotë se për këtë arsye, në vitin 2015, vendosi që karrierën e tij si mjek ta ndërtojë në Gjermani, ku, siç thotë, suksesi nuk ka qenë i varur nga mbështetja politike, por aftësitë profesionale që ka treguar me punën si mjek.

“Fillimi ishte i vështirë, pasi duhej ta mësoja mirë gjuhën gjermane, pastaj, si çdo fillim, vjen me një sistem krejtësisht tjetër, pasi sistemi këtu [në Gjermani] funksionon ndryshe dhe duhej të adaptohesha me një dinamikë tjetër të punës. Por, çdo vështirësi i ka dhe benefitet e veta, pasi këtu arrita të avancohem shumë, duke punuar me shumë pacientë. Njëherësh, këtu janë të gjitha metodat e diagnostikimit, pastaj të krijohet mundësi të ndjekësh më shumë seminare dhe kjo të ndihmon që vazhdimisht të avancohesh në profesion”, thotë Ramadani, i cili tash e tetë vjet punon si mjek në Gjermani.

Autoritetet zyrtare në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë numrin e saktë të mjekëve që kanë ikur nga ky vend. Por, nga Oda e Mjekëve bëjnë të ditur se brenda pesë vjetëve – nga viti 2017 deri më 2022 – gjithsej 568 mjekë kanë kërkuar vërtetim se ndaj tyre nuk zhvillohet asnjë procedurë para Gjykatës së Nderit.

Ky vërtetim u nevojitet të gjithë atyre që shkojnë për specializim jashtë vendit, por edhe atyre që largohen përfundimisht nga Maqedonia e Veriut. Nga Oda e Mjekëve, gjithashtu, bëjnë të ditur se nga viti 2012 deri në vitin 2016, me vërtetimet e njëjta janë pajisur më shumë se 600 mjekë.

Mungesa e mjekëve specialistë, viteve të fundit, ndihet në shumë qendra spitalore të qyteteve të Maqedonisë së Veriut. Nikolla Brzanov, kryetar i Klubit të Mjekëve të Rinj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka vendosur të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, megjithëse akoma ka shumë dilema nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ai thotë se rrugëtimi drejt marrjes së licencës dhe kryerjes së specializimit ka qenë shumë i vështirë për të.

“Së fundmi më duhet të pranoj se janë përmirësuar kushtet për specializim, në aspektin se mjekët e rinj marrin të ardhura në nivelin e një page mesatare derisa janë në specializim. Por, kushtet për punësim, edhe më herët, edhe tani janë të njëjta, kriteri parësor mbetet nepotizmi”, thotë Brzanov.

Ai shton se nëpërmjet Klubit të Mjekëve të Rinj angazhohet që të drejtojë nevojat dhe kërkesat tek autoritetet që t’i përmirësojnë kushtet për punë dhe njëherësh edhe pagat, në mënyrë që mjekët ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Lufta edhe më tej vazhdon, përmes Klubit të Mjekëve të Rinj përpiqemi që të përmirësojmë të ardhmen e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve të ardhshëm”, thotë Brzanov.

Sipas tij, autoritetet bëjnë zgjidhje të shpejta “sa për të qenë të dukshme kur ato janë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, por “pa një strategji afatgjate” që do të sillte rezultate të qëndrueshme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet shtetërore, në anën tjetër, thonë se mbeten maksimalisht të angazhuara në përmirësimin e kushteve për punë.

“Prioritet i punës sime si ministër do të jetë, para së gjithash, preventiva dhe qasja e barabartë në shërbime shëndetësore, si dhe rritja e fuqizimi i kapaciteteve në sistemin shëndetësor dhe udhëheqja e mirë, por edhe koordinimi dhe konsistenca në avancimin dhe zbatimin e politikave të punës së vlefshme. Përveç kësaj, pa asnjë kompromis, do të angazhohem në përmirësimin e statusit dhe kushteve, në të cilat funksionojnë punëtorët shëndetësorë dhe personeli mjekësor”, është zotuar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili këtë detyrë e mori në fillim të këtij viti, pas ristrukturimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Mjekët pajtohen se janë bërë disa hapa pozitivë në përmirësimin e kushteve për punë dhe shërbimeve mjekësore, por shtojnë se sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ende lë shumë për të dëshiruar.

Si shumë problematike e fokusojnë dallimin e madh mes institucioneve private që, sipas tyre, kanë kushte shumë më të mira kundrejt institucioneve shtetërore.

Ju sugjerojmë

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..
Bota

“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..

8 Korrik, 2025 11:40 am
Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime
Aktualitet

Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime

8 Korrik, 2025 11:32 am
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

8 Korrik, 2025 11:27 am
Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

8 Korrik, 2025 11:22 am
Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë
Aktualitet

Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë

8 Korrik, 2025 11:03 am
Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur
Aktualitet

Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur

8 Korrik, 2025 10:59 am
Kreditimi i sektorit bujqësor në nivele të ulëta/Sejko:Duhet rregulluar sa më shpejt
Aktualitet

Kreditimi i sektorit bujqësor në nivele të ulëta/Sejko:Duhet rregulluar sa më shpejt

8 Korrik, 2025 10:51 am
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë

8 Korrik, 2025 10:50 am
30 mln € për sektorin e bujqësisë/Malaj: Do miratohet skema e re e garancisë sovrane
Aktualitet

30 mln € për sektorin e bujqësisë/Malaj: Do miratohet skema e re e garancisë sovrane

8 Korrik, 2025 10:38 am
Para
Çfarë ndodhi?Porti i Durrësit njofton pasagjerët: Anulohet udhëtimi drejt Ankonës

Çfarë ndodhi?Porti i Durrësit njofton pasagjerët: Anulohet udhëtimi drejt Ankonës

Basha në SPAK, Berisha: Askush s’e mori vesh rolin e tij në organizatën kriminale

Berisha takon shtabin elektoral në Dibër, cila ishte porosia që la

Video/ Gol nga 60 metra në Itali

Video/ Gol nga 60 metra në Itali

TE FUNDIT

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
8 Korrik, 2025

Policia ka proceduar penalisht administratoren e një biznesi në Sarandë, pasi kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke...

Lexo më shumë

“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..

“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..
8 Korrik, 2025

Irani është gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në mbi të ardhmen e programit të tij bërthamor. Kështu është shprehur Presidenti...

Lexo më shumë

Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime

Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime
8 Korrik, 2025

Kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani, foli në detaje sa i takon performancës së Prokurorisë së Posaçme. Theksoi...

Lexo më shumë

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku po mbahet seanca mbi kërkesën e tij për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com