Aktualitet

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:41 - 02/10/20 |
Al Do

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët të tyre, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe pritet të nisë rreth orës 11:30.

Më pas parashikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje të paralajmëruara nga zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.

Më pas dy kryeministrat, Edi Rama dhe Avdullah Hoti pritet të mbajnë një konferenë për shtyp.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës:

Tiranë, 2 tetor 2020

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

11.15 – Mbërritja e Avdullah Hotit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

Fjalë e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Avdullah Hotit, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

13.30 – Foto e përbashkët./ Opinion.al

Pas