Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria-MPB heton mënyrën e arratisjes së Gruevskit

2018/11/15 at 5:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria-MPB heton mënyrën e arratisjes së Gruevskit

Për momentin dy hetime janë duke u zhvilluar në MPB për t’u vërtetuar organizimi i arratisjes s ëish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe kush i ka ndihmuar. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski ka informuar se në kuadër të Ministrisë së Brendshme vijon procedura për vërtetimin e mënyrës se si Gruevski ka braktisur territorin e Maqedonisë. Lidhur me këtë cështje janë përplasur dy partitë më të mëdha në vend LSDM-ja dhe VMRO-ja.


Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot ka informuar se kontrolli i Brendshëm i MPB-së tashmë ka filluar të hetojë cështjen e kycjes eventuale të përfaqësuesve të policisë në planin e arratisjes së ish-Kryeministrit Gruevski. MPB-ja është duke hetuar se në cfarë mënyre Gruevski ka braktisur Maqedoninë, dhe nëse ka patur ndihmë nga jashtë.

“Në kuadër të MPB-së në vazhdë e sipër është procedura e vërtetimit se si ish-Kryeministri Gruevski ka braktisur Maqedoninë. Departamenti i kontrollit të brendshëm është duke zbatuar procedurë për involvim të mundshëm të zyrtarëve policor se i kanë ndihmuar kurse në mënyrë plotësuese SPB-Shkup është duke e vërtetuar mënyrën e arratisjes si dhe ndihmën eventuale nga jashtë.” – tha Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Ndërkaq nga LSDM-ja kanë kërkuar përgjigje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, siç thonë për dyshimet rreth rolit të tij në arratisjen e Gruevskit.

“Cili ka qenë qëllimi i vizitës së Mickovskit në Budapest dhe Beograd në gjysmën e dytë të tetorit të këtij viti? A kanë lidhje këto vizita me përgatitjen për arratisje të Nikola Gruevskit? Me cilin është takuar ai gjatë vizitave në Budapest dhe Beograd dhe çka ka dakorduar? A thua bashkë me Gruevskin është bërë plani i arratisjes? –deklaron Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Nga opozita thonë se përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit qëndron tek qeveria, duke kërkuar dorëheqje të Kryeministrit Zaev dhe Ministrit të brendshëm Spasovski.

“Përgjegjësia për lëvzijen, për metodat dhe për mënyrën e arratisjes së Nikola Gruevskit është tek qeveria. Tek krimineli i falur Zoran Zaev dhe ministri I tij përgjegjës për terror dhe përndjekje Oliver Spasovski. Me këtë rast dhe me menaxhimin e përndjekjes politike Zaevi dhe Spasovski prekën fundin. Të dytë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të mosfunksionimit të institucioneve në Maqedoni” –thonë nga VMRO-ja.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë është duke grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria. Sic u than ë konferencën e shtypit në Qeveri, pas kësaj dokumentacioni do të përkthehet në gjuhën hungareze dhe do ti dorëzohet institucioneve relevante në Hungari. /Klan Maqedoni/

 

Etiketa: arratisjagruevskimaqedonia


Ju sugjerojmë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Para
VIDEO OPINION/ Kush ishte Mid’hat Frasheri?

VIDEO OPINION/ Kush ishte Mid'hat Frasheri?

Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

Dënohet me burg ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski

Lajmi i Fundit/ Gruevski hyri e doli nga Shqipëria drejt Malit të Zi
















TE FUNDIT

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

Parashikimi i motit, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com