Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

2018/11/15 at 5:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

Stuhia që ngriti largimi i Nikola Gruevskit nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë, në këtë tymnajë, vendin tonë e zhytën mediet serbe, me raportet se ish-kryeministri maqedonas, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.

Sipas tyre, Gruevski kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me një pasaportë të rreme, e pas kësaj është nisur me avion nga kryeqyteti ynë drejt Budapestit. Autoritetet e Shkupit nxituan ta deklaronin që një ditë më parë se, ish-shefi i ekzekutivit nuk kishte kaluar nga ndonjë pikë kufitare, e kjo ngjalli dyshimet se mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, por Sofja e hodhi poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.

Policia shqiptare këmbëngul se, nga Rinasi nuk është nisur askush me këtë emër. Ambasada hungareze në Tiranë, sakaq, e kontaktuar nga Top Channel, refuzoi të komentonte mbi situatën dhe mbi pretendimet se Gruevski është strehuar atje për një natë.

Në Budapest, ish-kryeministri maqedonas padyshim gjendet sot në kushte shumë më të mira sesa ato të qelisë që duhet ta ndante me persona të tjerë, foton e së cilës e bëri publike televizioni Alsat.

Saga e Gruevksit sapo ka nisur. Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje qeverisë hungareze ta arrestojë dhe ta ekstradojë sa më shpejt, me argumentin se ai nuk po largohet nga një vend ku ka luftë dhe se nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Edhe ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth ironizoi me pretendimet e Gruevskit për azil, duke shkruar në Tëitter se është mirë që Hungaria po i hap kufijtë për refugjatët. Së fundi, mbi situatën ka reaguar dhe Departamenti amerikan i Shtetit, i cili tha se Gruevski duhet të paraqitet para drejtësisë dhe të vuajë dënimin me burg në vendin e tij./T.Ch

Etiketa: gruevskikaloi nga tiranamediat serbepolicia shqiptare

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Dënohet me burg ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski

Lajmi i Fundit/ Gruevski hyri e doli nga Shqipëria drejt Malit të Zi

Vajza vëmendje! Sarpi vjen si ‘superhero’!

Vajza vëmendje! Sarpi vjen si 'superhero'!

Nuk kanë të ndalur tërmetet, sërish lëkundje toke në orët e para të mëngjesit

Lajm i Fundit/ Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com