Kryesore

“Qeveria fshehu viktimat”, Rama i përgjigjet denoncimit të Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:20 - 19/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama i është përgjigjur denoncimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot në studion e emisionit “Opinion” për numrin e vdekjeve të COVID-19 në Shqipëri,

Basha tha se në bazë të një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike përmes një dokumenti të ardhur drejtpërdrejt nga morgu i Tiranës në Shqipëri, nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.

Në një intervistë në “News 24”, kryeministri Rama ka deklaruar se denoncimi i kreut të PD është shpifje për të përhapur panik dhe shqetësim tek qytetarët.

Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”, tha Rama. /Opinion.al

Pas