Bota

Qeveri e re në Itali, Conte nxjerr nga loja Salvinin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 29/08/19 |
el ida

Presidenti italian, Sergio Mattarella i dha Giuseppe Contes mandatin për të krijuar qeverinë e re.

Ky vendim vjen pasi lëvizja 5 Yjet në Itali konfirmoi planet për një koalicion me Partinë Demokratike dhe zgjodhi kryeministrin e dorëhequr italian, Giuseppe Conte, si kandidat të tyre.

Pas takimit, Conte bëri me dije se do të hartojë një draft program për qeverinë e re të koalicionit dhe do të zgjedhë ministrat. Rol ky i ndryshëm, nga roli që ka pasur në qeverisjen e fundit për të cilën, Lega e Veriut dhe 5 Yjet hartuan programin pa u konsultuar më parë me të.

Në anën tjetër, Salvini akuzoi Partinë Demokratike se gjithnjë humbet zgjedhjet por sërish ngjitet në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e italianëve. Ndërsa përsëriti kërkesën për zgjedhje te reja, kreu i Legës tha se italianët do të ngriheshin në këmbë dhe do të ndëshkonin Partinë Demokratike dhe lëvizje e 5 yjeve.

Ngëçi aktual u shkaktua pikërisht nga Salvini që tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës me shpresën se zgjedhjet e reja do t’i sillnin atij postin e kryeministrit./Opinion.al

Pas