Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim, Bardhi:KQZ e regjistroi në zgjedhje, shkeli ligjin

2023/04/07 at 2:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim, Bardhi:KQZ e regjistroi në zgjedhje, shkeli ligjin

Deputet i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat këtë të premte, ka publikuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezulton të jetë i shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burgim, por në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal i është pezulluar dënimi me burgim dhe i është vendosur detyrimi për kryerjen e një pune me interes publik.


Bardhi tha se KQZ në rastin e Ismailajt,  shkeli ligjin e dekriminalizmit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili rezulton të jetë i denuar.

Më tej, Bardhi theksoi se sipas ligjit të dekriminalizmit një personi të dënuar i ndalohet të ushtrojë funksione publike apo të kandidojë në zgjedhje, deri në periudhën e rehabilitimit.

“Qerim Ismailaj ishte i dënuar me tre vite burg në Greqi. Edhe pse e mohoi, prokuroria dhe gjykata vërtetuan se denoncimi i PD ishte i vërtetë dhe se ishte një ish- i dënuar me tre vite në Greqi dhe se i ishte fshehur autoriteteve atje. Në muajin shkurt GJKKO e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke e dënuar për falsifikim të formularëve me 6 muaj. Celibashi dhe Këshilli i Ministrave duhej të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra. Ky urdhër nga kushtetuta e ligji nuk u ndërmor as nga Celibashi as nga Këshilli i Ministrave. Me një akt të paprecedentë, në injorim të thirrjeve të SHBA për kandidatë të pastër e të padënuar dhe jo me precedent, vendosën të rikandidojnë Isamailajn për bashkinë e Mallakastrës.

KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin. Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrantë të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, tha Bardhi.

Kujtojmë se Ismailaj u mor i pandehur nga GJKKO pasi akuzohej se kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohej për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Denoncimi për këtë rast është bërë nga Partia Demokratike./Opinion.al

 

 

Etiketa: bardhidenimGJKKOQerim Ismailaj


Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Arrestimi i gazetarit amerikan në Rusi, ambasadorja e SHBA takohet me zyrtarin rus

Arrestimi i gazetarit amerikan në Rusi, ambasadorja e SHBA takohet me zyrtarin rus

Video/Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Fier

I dënuar në Itali për përdhunimin e gruas së tij, prangoset në Durrës 46-vjeçari

Ambasadorët e QUINT-it kërkojnë përshpejtim të pranimit të aplikimit të Kosovës në BE

Ambasadorët e QUINT-it kërkojnë përshpejtim të pranimit të aplikimit të Kosovës në BE
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}