Kronikë

Qëlloi me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 09/08/20 |
Opi Nion

Policia ka mundur të arrestojë personin i cili plagosi me thikë babë e bir mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve, autori i plagosjes është identifikuar si Ermir Hasa.

Sonte, afër orës 21:00, në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, u plagosën babë e bir, Shefqet Stafuka, dhe Alban Stafuka, ndërsa autori fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes.

Ata janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se janë qëlluar disa herë me thikë.

Mësohet se në gjendje më të rëndë paraqitet 58-vjeçari, i cili ka marrë plagë në bark. Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit  të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja. Policia informpoi më herët se babë e bir janë qëlluar me thikë pas një konflikti të çastit./ Opinion.al

Pas