Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar me inicialet V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak të Kurbinit.
Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa 34-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.