Kronikë

Qarkullonte i armatosur në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 25/09/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur. Autoritetet njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilin lëvizte i riu është gjetur një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një 24-vjeçar që drejtonte makinën tip “Audi” me të cilën udhëtonte personi i armatosur.  24-vjeçari S. S., akuzohet për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë./ Opinion.al

Pas