Kronikë

Fier/ Dhëndri tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 25/09/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm një 36 vjeçar në Patos ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe ka tentuar të vrasë veten.

Mësohet se shtetasi T. J., banues në Tiranë, ka tentuar të vetëvritet me thikë. Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.  Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 19 shtatorit, 6 ditë më parë një tjetër i ri tentoi të vetëvritej me armë zjarri në banesën e vjehrrit pas konflikteve me bashkëshorten. Pas disa orësh negociatash mes policisë së Fierit, forcave RENEA dhe 31-vjeçarit Elton Meta ai u dorëzua dhe u arrestua./ Opinion.al

Pas