Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pyetjet e Kim për kandidatët,Rithemelimi:Ndërhyrje e radhës, në favor të qeverisë

2022/02/21 at 2:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pyetjet e Kim për kandidatët,Rithemelimi:Ndërhyrje e radhës, në favor të qeverisë

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas statusit në “Twitter” të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Kim mëngjesin e sotëm iu drejtua kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ku i pyeti se nëse sponsorizuesi i tyre është një person i caktuar nga SHBA për korrupsion, çfarë ata iu premtojnë votuesve, po SHBA.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit, deklaratën e Kim e cilëson si ndërhyrje të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, dhe në mbështetje të qeverisë.

“Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Twtter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes“,  shkruan Komisioni i Rithemelimit.

Më tej në deklaratë Komisioni i Rithemelimit thotë se kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë.

Në përfundim, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli dhe detyrimi i vetëm i tyre është ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si nji praktikë që ndihmon korrupsionin. 

Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon cdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.

Është ky popull që i perzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm i tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!”, shkruan Komisioni i Rithemelimit./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Para
Këlliçi akuza të forta ndaj Sakos:Më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë€ Klodian Zotos

Këlliçi akuza të forta ndaj Sakos:Më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë€ Klodian Zotos

Ish-ministri i Financave:Refuzuam procedurat e inceneratorit të Elbasanit sepse..

Ish-ministri i Financave:Refuzuam procedurat e inceneratorit të Elbasanit sepse..

Britania e Madhe: Plani i Putin për pushtimin e Ukrainës ka filluar

Britania e Madhe: Plani i Putin për pushtimin e Ukrainës ka filluar

TE FUNDIT

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
22 Tetor, 2025

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris pritet të rihapet të mërkurën, por këtë herë pa një pjesë të çmuar...

Lexo më shumë

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
22 Tetor, 2025

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë” ka paralajmëruar drejtori i...

Lexo më shumë

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
22 Tetor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron...

Lexo më shumë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com