Kryesore

Ish-ministri i Financave:Refuzuam procedurat e inceneratorit të Elbasanit sepse..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 21/02/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ku është shprehur se në periudhën që ishte ai ministër ka refuzuar miratimin e projektit të Inceneratorit të Elbasanit pasi nuk ishin respektuar procedurat.

Cani sqaroi se e ka refuzuar miratimin e projektit, pasi sipas tij kjo procedura nuk ishte në përputhje me ligjin.

Tabaku: Procedura ka nisur me një kërkesë të zotit Koka drejtuar ju. Ai ju kërkon sipas VKM që a ka fonde buxheti për këtë komision. Ju me shumë korrektesë jeni përgjigjur që ky projekt nuk ka asnjë nga informacionet e nevojshme për ta vlerësuar. Nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret. Kjo është shkresa juaj e parë. Zoti Koka ka vazhduar me të njëjtat përgjigje, e ju me të njëjtat përgjigje, në parim përgjigja juaj nuk ka ndryshuar. I keni qëndruar kërkesave të ligjit dhe VKM-së. Cfarë ndodhi në fund të procedurës, pse ju keni kthyer një përgjigje që nuk është miratim i procedurës?

Cani: Ashtu është, kemi një korrespondecë që bazohet në legjislacionin në fuqi, VKM që kërkon një set dokumentash që duhen plotësuar në mënyrë që ministria të bëj shqyrtimin. Neni 21 është që ministria e Financave miraton apo jo. Kështu që ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet nën ligjore. Është normale. Ndërkohë ka ardhur dhe një projektvendim ku kërkohej të zbatohet një procedurë të veçantë për inceneratorin. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se tre janë opsionet, nuk është në këto të trija dhe natyrshëm kemi thënë që merreni dhe kthejeni, e gjeni një nga tre mënyrat për të bërë veprimet përkatëse me VKM. Ne kërkojmë edhe të dhëna për firmën, që ne e shohim nga kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë, lidhur me financimin, sepse ministria e Financave është një ministri konservatore që kërkon që lekun të kthehet mbrapsht.

Pas