Bota

Britania e Madhe: Plani i Putin për pushtimin e Ukrainës ka filluar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 21/02/22 |
Opi Nion

Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë në një konferencë për media se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve.

“Ne po shohim elementë të njohur të librave rusë, elementë të cilët po tashmë po shfaqen në kohë reale”.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje të hënën presidentit rus Vladimir Putin që të “mos luajë me jetë njerëzore” në Ukrainë, në fillim të një jave tjetër të tensionit diplomatik në Evropë.

“I bëj thirrje me këmbëngulje qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore!” tha Baerbock në Bruksel pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme Evropiane./Opinion.al

Pas