Bota

Putini i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 25/11/21 |
Opi Nion

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme dhe se një kontratë e re furnizimi do të nënshkruhet së shpejti për të zëvendësuar kontratën aktuale që skadon në fund të vitit.

Ai i bëri këto komente në rezidencën e tij në Sochi, në bregun e Detit të Zi, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më pas tha se gjashtë muajt e ardhshëm, çmimi i gazit rus për Serbinë do të mbetet i njëjtë, 270 dollarë për një mijë metra kub.

Presidenti Putin i tha presidentit serb se Rusia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Serbinë në procesin e zgjidhjes së problemeve me Kosovën, ndërsa shfaqi shpresën se në fund situata do të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë në pajtim me interesat e të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon.

Presidenti serb vuri theksin te lidhjet e ngushta midis Serbisë dhe Rusisë ndërsa nënvizoi nivelin e lartë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Serbia mbështetet te Rusia në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse aspiron integrimet evropiane, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Një proces bisedimesh i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, filloi në vitin 2011, tre vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, por përparimet janë ende të pakta./ VOA

Pas