Bota

Putin thirrje rusëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të jenë patriotë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 12/06/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë një thirrje rusëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë “ndjenjat e thella të patriotizmit” dhe “themelet shpirtërore” që përshkojnë historinë e Rusisë, gjatë një fjalimi që ai mbajti për të përkujtuar Ditën e Rusisë.

Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli “pavarësinë” e Rusisë nga BRSS.

Në një fjalim në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh, të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus.

“Sot, ne jemi veçanërisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që Atdheu, shoqëria dhe njerëzit tanë të jenë të bashkuar”, tha Putin./Opinion.al

Pas