Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin pezulloi traktatin e armëve bërthamore, NATO: Bota po bëhet më rrezikshme

2023/02/21 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin pezulloi traktatin e armëve bërthamore, NATO: Bota po bëhet më rrezikshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin e fundit dypalësh të kontrollit të armëve bërthamore START e bëri botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel ai foli pasi presidenti rus Vladimir Putin i dha një paralajmërim Perëndimit për luftën në Ukrainë dhe njoftoi vendimin e tij për traktatin e ri START.

Traktati midis Moskës dhe Uashingtonit, i nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore që mund të vendosin dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë dhe do të skadojë në vitin 2026.

“Më shumë armë bërthamore dhe më pak kontroll i armëve e bëjnë botën më të rrezikshme,” u tha gazetarëve Stoltenberg, duke qëndruar përkrah ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke iu përgjigjur akuzave të Putinit se Perëndimi po përpiqej të shkatërronte Rusinë, Stoltenberg tha se Moska ishte agresori në Ukrainë ku nisi një pushtim pothuajse një vit më parë.

“Është Presidenti Putin ai që filloi këtë luftë perandorake pushtuese … Siç e bëri të qartë Putin sot, ai po përgatitet për më shumë luftë. Putini nuk duhet të fitojë. Do të ishte e rrezikshme për sigurinë tonë dhe të gjithë botën.” shtoi Stoltenberg.

“Më vjen keq për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në programin e ri START”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot në Athinë se vendimi i Rusisë ishte i papërgjegjshëm dhe Shtetet e Bashkuara do të vëzhgonin me kujdes për të parë se çfarë bën në të vërtetë Moska.

Etiketa: Jens StoltenbergnatoPutin

Ju sugjerojmë

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës
Bota

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

25 Qershor, 2025 5:02 pm
Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje
Rajoni

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

25 Qershor, 2025 4:57 pm
Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat
Aktualitet

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

25 Qershor, 2025 4:45 pm
Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve
Bota

Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve

25 Qershor, 2025 4:44 pm
Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, rritet alarmi për përdorimin e tyre
Aktualitet

Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, rritet alarmi për përdorimin e tyre

25 Qershor, 2025 4:34 pm
Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?
Life Style

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?

25 Qershor, 2025 4:30 pm
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Rajoni

Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

25 Qershor, 2025 4:26 pm
Meloni:I thashë Trump që vendosmëria e përdorur në Iran duhet për Ukrainën dhe Gazën
Bota

Meloni:I thashë Trump që vendosmëria e përdorur në Iran duhet për Ukrainën dhe Gazën

25 Qershor, 2025 4:21 pm
362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj
Aktualitet

362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

25 Qershor, 2025 4:15 pm
Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…
Aktualitet

Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…

25 Qershor, 2025 4:02 pm
Para
Sulmet kibernetike, Kim: 50 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë

Zgjedhja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Tani kërkohet një fazë tjetër, fitimi i zgjedhjeve

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Tani kërkohet një fazë tjetër, fitimi i zgjedhjeve

Berisha: Rrugën nuk e kemi të shtruar, vështirësi të mëdha na presin

Berisha: Rrugën nuk e kemi të shtruar, vështirësi të mëdha na presin

TE FUNDIT

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje
25 Qershor, 2025

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur...

Lexo më shumë

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat
25 Qershor, 2025

Monopatinat elektrike, të cilat hynë në qarkullim si simbol i teknologjisë moderne urbane dhe si mjete ekologjike, po përballen me...

Lexo më shumë

Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve

Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve
25 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com