Bota

Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 03/05/22 |
Opi Nion

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë besojnë se Vladimir Putin mund t’i shpallë  zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 Maj.  Një veprim i tillë sipas tyre do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë.

9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” në  Rusi, përkujton mposhtjen e nazistëve në vitin 1945, që i dha fund Luftës II Botërore.

Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putin do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të asaj dite për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë, ose një përshkallëzim të konfliktit, ose të dyja bashkë, raporton CNN.

Deri më sot, Putin i është referuar konfliktit në Ukrainë, duke e quajtur një “operacion ushtarak special”, duke shmangur fjalë të tilla si pushtimi dhe lufte.

Por çfarë do të thotë shpallja e Rusisë se është zyrtarisht në luftë me Ukrainën?

Një deklaratë formale e luftës mund të forcojë potencialisht mbështetjen publike për pushtimin.

Gjithashtu, sipas ligjit rus, do t’i lejonte Putinit të mobilizojë forcat rezerviste, që sipas zyrtarëve perëndimore janë të nevojshme për shkak të humbjeve që ka pësuar Rusia në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë vlerësuar se të paktën 10,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se dy muaj më parë./Opinion.al

Pas