Presidenti rus, Vladimir Putin ka dënuar ashpër bombardimet amerikanë me objektiv ushtrinë e qeverisë siriane, duke thënë se ata po thyejnë ligjin ndërkombëtar dhe kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin, një aleat i patundur i Bashar al-Assad, i sheh veprimet e ndërmarra nga Trump si një “akt agresioni” kundër një shteti sovran mbi pretekst për të shkëputur botën nga vdekjet e civilëve në Irak.
Ai shtoi gjithashtu se Putin nuk beson se Siria zotëron armë kimike dhe se sulmet ajrorë, në mënyrë të pashmangshme do të krijojnë një pengesë serioze për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.
Trump ka urdhëruar lëshimin e 59 luftanijeve raketmbajtëse me objektiv goditjen e basëz ushtarake në Siri, në formë hakmarrjeje për përdorimin e dyshuar të lëndëve kimike ndaj civilëve.
Reuters raporton deklaratën e ushtrisë siriane, në të cilën thuhet se gjatë sulmeve me raketë kanë mbetur të vrarë gjashtë ushtarë dhe janë shkaktuar humbje të mëdha materiale.
U.S. military releases video of Tomahawk missile launched by Navy warships in the Mediterranean. https://t.co/xRIlhzCSuN pic.twitter.com/bBcy5xEGNL
— ABC News (@ABC) April 7, 2017