Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën ruse

2023/09/19 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje të hënën për masa të menjëhershme për ta mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse, teksa vendi po përballet me rritje të inflacionit.

Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme të kuptohet qartë çfarë po e shkakton atë dhe të merren vendime të duhura, pa vonesa”.

Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Rritja e shkallës së interesit është një prej mënyrave për forcim të valutës së një vendi edhe për ulje të ritmit të inflacionit.

Banka Qendrore e Rusisë veçse e ka rritur normën e interesit në 13 përqind. Putin ka thënë se beson në politikat ekonomike të Rusisë.

“Jam i sigurt që Banka Qendore po punon me profesionalizëm dhe – çfarë është e rëndësishme – në mënyrë të koordinuar”.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se parashikimet për inflacionin këtë vit shkojnë në 7.5 për qind.

Sipas ekspertëve, Zyra ruse e Statistikave e ka ndryshuar mënyrën e kalkulimit të të dhënave më 2023, në krahasim me vitin 2022, në mënyrë që shifrat përfundimtare të jenë më të vogla.

Pavarësisht rritjes së inflacionit, Putini ka thënë se është i kënaqur me gjendjen e ekonomisë.

“Ne i kemi mbijetuar një presioni të pashembullt prej jashtë, presion me sanksione nga disa elita në bllokun e ashtuquajtur perëndimor”, ka thënë ai.

Sanksionet e Perëndimit janë rezultat i nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.  /REL

Ju sugjerojmë

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

12 Nëntor, 2025 10:40 am
Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
Bota

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

12 Nëntor, 2025 10:23 am
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë

12 Nëntor, 2025 10:15 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

12 Nëntor, 2025 9:46 am
Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë
Aktualitet

Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

12 Nëntor, 2025 9:43 am
VIDEO/ Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, çfarë i dhuron për ditëlindje
Kryesore

Mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe italiane, do të firmosen disa marrëveshje

12 Nëntor, 2025 9:27 am
Policia mësyn në call center-in në Selitë, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës
Kronikë

Policia mësyn në call center-in në Selitë, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës

12 Nëntor, 2025 9:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosi me thikë një 30-vjeçar, vihet në pranga autori në Vlorë

12 Nëntor, 2025 8:43 am
Para
Deklaratat e Kurtit/DASH: Lajçak po bën përpjekje të palodhura për dialogun Kosovë-Serbi

Deklaratat e Kurtit/DASH: Lajçak po bën përpjekje të palodhura për dialogun Kosovë-Serbi

Opinion/ Shqipëri-Greqi, Himara në mes! (18 Shtator 2023)

Opinion/ Shqipëri-Greqi, Himara në mes! (18 Shtator 2023)

Presidenti Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Presidenti Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

TE FUNDIT

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
12 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të BE, mes të cilëve...

Lexo më shumë

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
12 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në...

Lexo më shumë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
12 Nëntor, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e zjarrvënies...

Lexo më shumë

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
12 Nëntor, 2025

Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com