Kryesore

Punoi në serën e kanabisit, gruaja rrëfehet në media: Ata e dinin kur do vinte policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 14/01/23 |
el ida

Një grua e cila 7 vite më parë ka punuar në një punishte për përpunimin e kanabisit, ka pranuar të ndajë eksperiencën e saj në media.

Gjatë një interviste në Euroneës, ajo ka rrëfyer se puna në sera ka qenë veçanërisht e vështirë për gratë që vinin nga qytete të tjera, ndërsa ka pohuar se poseduesit e kanabisit kishin informacione për operacionet e policisë.

“Ata flisnin me kode, s’është s’e merrnim vesh shumë. Ne e kuptonim, na thoshin kur do vinte policia dhe e hiqnim mallin e çonim në pyll.

Atje ku kam parë unë, kanabisi mbillej shumë larg në pyll. Zona të thella, ku vinin deri në një farë pike me makina dhe pastaj me këmbë. Zona ku nuk shkonte dot makina. Kur na lajmëronin ne, ne fshiheshim në pyll ose kush kishte mundësi kthehej në shtëpi.

Punën shumë e vështirë për gratë, të iki gruaja nga fëmijët dhe të flerë në serë dhe të mos ketë komunikim me familjet është shumë e vështirë. Ne nuk e kishim këtë problem pasi në darkë flinim në shtëpi, për gratë nga rrethet ishte e vështirë. Por për të fjetur njerëzit filluan të hapnin shpitë dhe të mbanin gratë që vinin nga larg”, tha gruaja./Opinion.al

Pas