Aktualitet

Punëtorët sezonalë në Greqi, leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 06/08/20 |
Opi Nion

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka deklaruar se do të ketë shtyrje të lejeve të qëndrimit të punëtorëve sezonal në Greqi. Nga ky vendim do të përfitojnë dhe qytetarët shqiptarë të cilët shkojnë për të punuar në këtë sezon në shtetin helen.

Në kuadër të Aktit Normativ të miratuar për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, Greqia ka vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit./ Opinion.al

Pas