Tre persona janë arrestuar nga policia e Pukës pasi kultivonin bimë narkotike.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë babë e bir dhe nipi i tij, të tre banues në Nikël të Krujës.
Bëhet fjalë për shtetasin L.S.,45 vjeç dhe djali e nipi i tij përkatësisht të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.