Kronikë

Pukë/Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir dhe nipi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 30/07/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia e Pukës pasi kultivonin bimë narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë babë e bir dhe nipi i tij, të tre banues në Nikël të Krujës.

Bëhet fjalë për shtetasin L.S.,45 vjeç dhe djali e nipi i tij përkatësisht të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Pas