Aktualitet

Publikohet video/ Vangjush Dako duke festuar me grupin kriminal të Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 13/10/17 |
b.f

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, shihet në një video duke festuar zgjedhjet e 25 qershorit me një bandë kriminale. Video në fjalë është publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot në Kuvend.

Ai theksoi se nuk janë foto rastësore të disa ministrave apo krerëve të bashkive të majta, por ekzistojnë grupe të strukturuara dhe që koordinohen nga PS dhe që janë investuar në zgjedhje, si rasti i fundit i arrestimit të Durim Keçit.

Sipas tij, kryeministrit mbase nuk i thotë gjë emri i Durim Keçit, pasi ai mund t’a njohë me emrin Dur Keçi.

Sot nuk del dhe ta falënderojë për gjithë kontributin që ka dhënë”, tha Salianji.

Ai shtoi se në këto pamje, vetëm në një tavolinë janë shtatë persona të kërkuar nga policia dhe dy prej tyre shumë shpejt do të jenë pas hekurave.

Gjushi i Durrësit dhe Çela i Durrësit bashkë me të arrestuarin e këtyre kohërave shikohet duke festuar me muzikë dhe me hare fitoren e zgjedhjeve. Ja urdhëroni se e keni të plotë se si gëzojnë fitoren e zgjedhjeve pushteti kriminal”, tha Salianji.

 

Pas