Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet i dënim i Gert Shehut në 2017: Rezultonte të ishte i përgjegjshëm para ligjit

2022/12/08 at 7:24 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet i dënim i Gert Shehut në 2017: Rezultonte të ishte i përgjegjshëm para ligjit

Klan News publikon dënimin e Gert Shehut në vitin 2017, ngjarje në të cilën ai plagosi me grushta dhe me një tullë dekorative, rojen e një palestre private në Tiranë.


Sipas ekspertizës mjekoligjore të të dëmtuarit P.V, rezultonte se atij i ishin shkaktuar 4 dëmtime në kokë. Prokurori i çështjes, Enklid Gjini, pas shqyrtimit të materialit hetimor, ka kërkuar dënimin e tij me 200 mijë lekë gjobë.

Gjykata ka arsyetuar se “subjekti i kësaj vepre penale është i pandehuri Gert Shehu, i cili rezulton të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe të jetë i përgjegjshëm para ligjit penal”.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e Klan News, zbardhi edhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të ndodhur më 7 Gusht të 2017-s.

“Ditën e ngjarjes i dëmtuari, shtetasi P.V, ka qenë duke punuar si roje tek palestra që ndodhet në Tiranë. Në vendin e tij të punës ka shkuar i pandehuri Gert Shehu, i cili ka marrë pultin e televizorit dhe ka filluar ta lëvizë atë. Lidhur me këtë veprim të të pandehurit, kallëzuesi i ka kërkuar të dalë jashtë ambientit të tij të punës. Por në të kundërt i pandehuri jo vetëm që nuk është larguar, po edhe është konfliktuar me të. Gjatë debatit, i pandehuri Gert Shehu, e ka goditur kallëzuesin me grusht dhe më pas e ka goditur në kokë me një tullë dekorative, të cilën e ka marrë jashtë ambienteve të vendit të tij të punës. Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me këtë ngjarje është vendosur edhe kryerja e ekspertimit mjekoligjor, lidhur me dëmtimet që ka pësuar kallëzuesi P.V. Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor të datës 07.08.2017, ka rezultuar se tek shtetasi P.V u konstatuan 4 plagë të kokës me karakteristikat dhe lokalizimet të përmendura më lart. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara shtetasit P.V hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë në punë në masën mbi 9 ditë.”

2 ditë më parë Gert Shehu goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së opozitës më 6 Dhjetor. 31-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës pasi ka marrë lëndime gjatë neutralizimit nga forcat e sigurisë së Berishës.

Ditën e nesërme (9 Dhjetor) Shehu pritet që të dalë në seancë gjyqësore për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij aktualisht rëndojnë dy akuza, konkretisht ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’, për të cilat organi akuzës pritet të kërkojë masën e sigurimit ‘arrest me burg’.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
SHBA-ja do të dërgojë më shumë trupa në Estoni

SHBA-ja do të dërgojë më shumë trupa në Estoni

Grupi paramilitar rus,hap qendër në Serbi, në krye personi i shpallur non grata në Kosovë

Grupi paramilitar rus,hap qendër në Serbi, në krye personi i shpallur non grata në Kosovë

Shenjat e Horoskopi që gënjejnë më shumë

Shenjat e Horoskopi që gënjejnë më shumë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}