Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet artikulli i fundit i gazetarit, e dorëzoi 1 ditë para zhdukjes

2018/10/18 at 4:11 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet artikulli i fundit i gazetarit, e dorëzoi 1 ditë para zhdukjes

Gazeta The Washington Post publikoi një artikull të ri të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.  Në artikull ai thotë se qeverive në Lindjen e Mesme “u janë dhënë frena të lirë për të mbyllur gojën e  medias me një ritëm të shpejtuar”.

Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor. Ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se ai u vra brenda konsullatës nga agjentët sauditë, por Qeveria në Riad e mohon një gjë të tillë.


Në një shënim mbi artikullin e Khashoggit, redaktorja e opinioneve globale në gazetën The Washington Post, Karen Attiah, tha se ajo e ka marrë shkrimin nga përkthyesi i gazetarit një ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

Khashoggi nisi të shkruante për The Post në shtator të vitit 2017. Shkrimet e tij kritikonin princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, dhe udhëheqës të tjerë të mbretërisë saudite.

Në artikullin e titulluar: “Ajo që i duhet botës arabe më së shumti është shprehja e lirë”, Khashoggi rikujtoi burgosjen e një shkrimtari të shquar, i cili ka folur kundër Mbretërisë Saudite, dhe përmendi një incident në të cilin qeveria egjiptiane ka marrë kontrollin e një gazete.

“Këto veprime nuk bartin më pasojat e një reagimi të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare. Në vend të kësaj, këto veprime pasohen nga heshtja”, shkroi Khashoggi.

“Për rrjedhojë, qeverive në Lindjen e Mesme u janë dhënë frena të lirë për të vazhduar heshtjen e mediave me një ritëm të shtuar”, thuhet në artikull.

“Bota arabe po përballet me versionin e saj të Perdes së Hekurt”

Khashoggi, shtetas saudit, i cili ka migruar në SHBA, shkroi në këtë artikull edhe për praktikat e qeverive në Lindjen e Mesme për të bllokuar qasjen në internet, me qëllim kontrollimin e informacioneve që qytetarët e tyre mund të shohin.

“Bota arabe po përballet me versionin e saj të Perdes së Hekurt, i imponuar jo nga aktorë të jashtëm, por përmes forcave të brendshme që konkurrojnë për pushtet”, shkroi Khashoggi.

Ai e vlerësoi gazetën The Washington Post për përkthimin e shumë artikujve të tij nga anglishtja në arabisht dhe tha se është e rëndësishme për qytetarët e Lindjes së Mesme që të lexojnë për demokracinë në Perëndim.

Ai, po ashtu, tha se është e rëndësishme që zërat arabë të kenë platoformë, në të cilën mund të dëgjohen.

“Ne vuajmë nga varfëria, keqmenaxhimi dhe arsimi i dobët”, shkroi Khashoggi.

“Nëpërmjet krijimit të një forumi të pavarur ndërkombëtar, të izoluar nga ndikimi i qeverive nacionaliste që përhapin urrejtjen përmes propagandës, njerëzit e zakonshëm në botën arabe do të mund t’i trajtonin problemet strukturore me të cilat ballafaqohen shoqëritë e tyre”, tha ai.

Redaktorja në gazetën The Post, Karen Attiah, tha se publikimi i shkrimit është shtyrë me shpresën se Khashoggi do të kthehet i gjallë.

“Tani duhet ta pranoj: kjo nuk do të ndodhë. Ky është artikulli i fundit i tij i shkruar për gazetën The Post”. Ky shkrim përkon në mënyrë të përkryer me përkushtimin dhe pasionin e tij për liri në botën arabe”, tha Karen Attiah

Etiketa: artikullgazeteKhashoggi


Ju sugjerojmë

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

30 Janar, 2026 1:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

30 Janar, 2026 11:56 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Para
Berisha i përgjigjet ambasadores Vlahutin: Aferat e dyshimta duhen hetuar kudo që shfaqen

Berisha përjashton marrëveshje Basha-Rama

Kërkohet dorëheqja e Mark Zuckerberg, a mund ta largojnë atë kundërshtarët

Kërkohet dorëheqja e Mark Zuckerberg, a mund ta largojnë atë kundërshtarët

Kina nuk ndalet, do prodhojë hënën e saj, më e ndritshme se hëna e vërtetë

Kina nuk ndalet, do prodhojë hënën e saj, më e ndritshme se hëna e vërtetë
















TE FUNDIT

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
30 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2026 në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur...

Lexo më shumë

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
30 Janar, 2026

Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e...

Lexo më shumë

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
30 Janar, 2026

KLGJ me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se...

Lexo më shumë

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
30 Janar, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com