Aktualitet

Publikohen pamjet, selia e PD është e blinduar nga brenda?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 06/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mohuar akuzat e Komisionit të Rithemelimit të PD për blindim të partisë.

Por sipas disa pamjeve të publikuara në media, shihet pjesa e brendshme e derës anësore të selisë së PD-së mbrapa së cilës shihet një pjesë e trashë hekuri, me ngjyrë blu, është vendosur nga pjesa e brendshme e derës së drurit.

Pamjet janë siguruar gjatë kohës në të cilën në selin blu shkoi zv.ambasadori i SHBA-së, Demian Smith. Prej disa ditësh hyrja kryesore e selisë është e mbyllur, duke funksionuar vetëm hyrjet anësore.

Por edhe këto hyrje kanë qenë të mbyllura gjatë kohës që anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në PD./Opinion.al

Pas