Kronikë

Publikohen pamjet e shqiptarit të ekzekutuar brenda restorantit në Ekuador



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 23/01/22 |
Opi Nion

Është publikuar fotoja e shqiptarit të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Ergys Dashi ndodhej në lokal, ku janë futur dy persona rreth orës 19:00 të së shtunës dhe kanë qëlluar mbi 20 plumba mbi 34-vjeçarin.

Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.

Në kohën kur ndodhi vrasja, restoranti ka qenë me klientë të shumtë. Një vajzë 26-vjeçare që ishte ulur pranë tavolinës së 34-vjeçarit Ergys Dashi mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Klientë të tjerë të cilët kanë qenë në restorant, i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që mornë pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor.

Njëri prej tyre, ekzekutori, hyri brenda restorantit me një buqetë me lule. Ai pretendoi se kishte për të dorëzuar porosinë. Por kur stafi i restorantit i kërkoi pasaportën e vaksinimit, autori e kërcënoi me armë njërin nga kamarierët dhe shkoi deri te tavolina e Ergys Dashit duke e qëlluar me armë. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje më shumë se 20 gëzhoja.

Pista që po heton policia është ajo e trafikut të drogës. Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

Nga hetimet 3-vjeçare të kryera nga autoritete italine, rezultoi se Ergys Dashi në atë kohë 25 vjeç ishte kreu i nje organizate për trafikun e heroinës të një cilësie të lartë. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 euro./ Opinion.al

Pas